Jump to content

Sabah (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sabah
Sabah, mesin e gazetave tjera
LlojiGazetë ditore
FormatiBerliner
Pronar(ë)Turkuvaz Media Group
Themelues(it)Dinç Bilgin
BotuesiKalyon Group
KryeredaktorErdal Şafak
Redaktor bashkëpuntorMetin Yüksel
Themeluar22 prill 1985
Prirjet politikePro-qeverisë
Konservatorizmi social
Krahu i djathtë
Gjuhë(t)Turqisht
SeliaBeşiktaş
QarkullimiRise 305.714
Gazetat motraYeni Asır, Takvim, Fotomaç
Faqja zyrtareFaqja zyrtare
ShtetiTurqi
QytetiStamboll

Sabah është një gazetë e përditshme turke, me një tirazh prej rreth 330,000 që nga viti 2011. Emri i saj do të thotë "mëngjes" në arabisht. Gazeta u themelua në Izmir nga Dinç Bilgin më 22 prill 1985.

Në vitin 2007, qeveria e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdoan kapi gazetën, duke cituar një dokument ligjor që nuk u ishte zbuluar autoriteteve kur Sabah u shit më 2001. Pronësia e gazetës iu dha Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë. Disa nga stafi i gazetës u pushuan nga puna, dhe gazeta u shit më pas në Turkuvaz Media Group që i përkiste Çalık Holding, drejtori ekzekutiv i të cilit, Berat Albajrak, është dhëndri i Erdoanit dhe kryetari i të cilit, Ahmet Çalık, është përshkruar si një "bashkëpunëtor i ngushtë" i Erdoanit.[1] Shitja prej 1.1 miliardë dollarësh ngjalli polemikë thelbësore në Turqi, jo më pak sepse u financua pjesërisht nga 750 milion dollarë hua nga dy banka shtetërore, VakıfBank dhe Halkbank, dhe u shit për çmimin minimal, me Çalık Holding ofertuesin e vetëm.

Sipas Aslı Aydıntaşbaş, i cili ishte shefi i zyrës së Sabah në Ankara deri në marrjen e pushtetit, që nga ajo kohë gazeta mori "një linjë të palëkundur pro-qeveritare".

Kalyon Group mori gazetën në vitin 2013.[2]

Kalyon Group është botuesi aktual, ndërsa Erdal Şafak është kryeredaktori.[3]

Sabah ka botuar The New York Times International Weekly të dielën që nga viti 2009. Kjo shtesë me 8 faqe përmban një përzgjedhje artikujsh nga The New York Times të përkthyera në turqisht. Partneriteti me New York Times u ndërpre më 2014 pa dhënë ndonjë shpjegim zyrtar.

  1. ^ The Economist, 8 maj 2008, Circulation wars
  2. ^ "Turkish media group Sabah-ATV sold to Kalyon group" (në anglisht). Marrë më 6 gusht 2014.
  3. ^ "Künye". Sabah (në turqisht). Marrë më 15 korrik 2011.